Politike

Cakaj pret presidentin e KE: Metodologjia e re e negocimit, pritet t’i hapë rrugë anëtarësimit në BE

24 Janar 2020, 12:52 Nga DOSJA
Cakaj pret presidentin e KE: Metodologjia e re e negocimit, pritet t’i

TIRANË– Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian, z.Charles Michel.

“Raporti i ri i Komisionit për progresin e Shqipërisë dhe miratimi i metodologjisë së re të negociimit pritet t’i hapin rrugën çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë këtij viti.”– u shpreh Cakaj në postimin e tij në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar.

Gjithashtu, Cakaj siguroi se vijon puna intensive për të shndërruar vlerësimin teknik të Komisionit, në vullnet politik të Këshillit për të nisur procesin e anëtarësimit në BE.

Në përfundim, kryediplomati Cakaj, shprehu mirënjohjen e veçantë për mbështetjen e nismës së Komisionit, për të organizuar konferencën e donatorëve në Bruksel, me qëllim të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike charles michel gent cakaj presidenti i ke vjen ne tirane charles michel gent cakaj presidenti i ke vjen ne tirane

Sondazh

Poll