Bota

Shkon në 13 numri i viktimave në Spanjë, stuhia ‘Gloria’ nuk ka të ndalur

24 Janar 2020, 11:37 Nga DOSJA
Shkon në 13 numri i viktimave në Spanjë, stuhia

SPANJË– Spanja është përfshirë prej ditësh nga stuhia shkatërruese “Gloria”, ku për pasojë u ka marrë jetën 13 personave.

Era e fortë dhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë bllokuar me mijëra njerëz nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa 13 qytetarë fatkeqësisht humbën jetën.

Në afërsi të qyteteve bregdetare ku valët janë të fuqishme dhe kanë depërtuar edhe brenda qytetit duke shkatërruar gjithçka, linjat hekurudhore janë prishur dhe rrugët janë mbuluar nga uji.

Autoritetet katalanase konfirmuan dy vdekjet e fundit mbrëmjen e së enjetes. Një burrë uj mbyt në det teksa po peshkonte në qytetin bregdetar Ametlla de Mar ndërsa një tjetër u gjet i vdekur në makinën e tij në brendësi në Cabaces, ku kishte pasur përmbytje. Raportohet që katër persona të tjerë janë ende të zhdukur.

“Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme tani është që të gjithë jemi të bashkuar, që ne duhet të punojmë krah për krah dhe në mënyrë bashkëpunuese, ashtu siç jemi duke bërë,”-u shprehn në një deklaratë për mediat Kryeministri Pedro Sanchez.

Autoritetet kanë treguar se stuhia po zbehet, por më shumë se 100 rrugë janë akoma të mbyllura dhe dhjetëra mijëra studentë kanë mbetur jashtë godinave ku jetonin.

Burimi: Reuters 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 13 viktima nga stuhia gloria ne spanje spanje stuhia gloria 13 viktima nga stuhia gloria ne spanje spanje stuhia gloria

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2020, 07:41

Tiranë- Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu mbrëmjen e djeshme janë përfshirë në një debat për çështjen e shkëmbimit të ter...