Bota

25 viktima dhe 616 të prekur/ Studiuesit: Virusi vdekjeprurës në Kinë vjen nga infeksioni i gjarpërinjëve

Virusi vdekjeprurës në Kinë sipas një studimi ka rezultuar se është përhapur nga infeksioni i gjarpërinjve.
Featured image of article: 25 viktima dhe 616 të prekur/ Studiuesit: Virusi vdekjeprurës në Kinë vjen nga infeksioni i gjarpërinjëve Njerezit ne Kine me maska

KINË– ‘Koronavirusi’ në Kinë u ka marrë jetën 25 personave, ndërsa në pak ditë numri i të prekurëve në nga ky virus ka shkuar në 616. Sipas disa virologëve në Pekin është mësuar se virusi 2019-nCoV ka arritur të prekë njerëzit përmes gjarpërinjve.

Por paçka se Whan është shpallur si epiqendra e këtij virusi vdekjeprurës, ekspertët thonë se Huanggang, një qyetet kinez që ka një diferencvë prej 60 km nga Wuhan, mendohet të jetë vendi nga ku shpërtheu koronavirusi.

Studiuesit kanë thënë se për të vërtetuar që virusi ka kaluar nga gjarpërinjtë tek njerëzit, është bërë përmes realizimit të një analize gjenetike që u krye në mostra nga specie të ndryshme dhe në vende të veçanta  të Kinës, nga Universiteti i Pekinit dhe Guangxit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Rezultatet e analizës sonë evolucionare sugjerojnë për herë të parë se gjarpri është rezervuari më i mundshëm i kafshëve të egra të virusit 2019-nCoV.”– kanë deklaruar studiuesit.

Burimi: washingtonpost

A.C/Dosja.al

Shto Koment