Bota

Rrëzohen në tokë sikur po qëllohen me armë, pamjet e tmerrshme nga Kina, virusi vdekjeprurës po bën kërdinë (VIDEO)

24 Janar 2020, 10:48 Nga DOSJA
Rrëzohen në tokë sikur po qëllohen me armë, pamjet e

KINË- Rastet e qytetarëve  të prekur nga Koronavirusi në Kinë sa vijnë dhe shtohen dita ditës, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 26.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja që është bërë shumë virale, shihet sesi një njeri rrëzohet në tokë papritur, për shkak të ndikimit të virusit vdekjeprurës që e ka prekur.

Kjo video që përhap shumë panik dhe tregon se është një këmbanë alarmi në Kinë, po bën që edhe bota të mbrohet fuqishëm nga ky virus.

Njerëz që rrëzohen në tokë, të sëmurë që mbahen afër makinave dhe të tjerë që ndihmojnë të prekurit nga ky virus i përhapur me hapa galopantë, është një situatë që përcjell frikë për këdo që e sheh.

Ekspertët kanë deklaruar se koronavirusi është i ngjashëm me virusin “SARS”, ku simptoma e parë që shfqaqet është problemi me frymëmarrjen.

Virusi vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 26 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 616 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky  virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuar për kinezët.  Autoritetet kanë marrë masa duke bllokuar qytetet e prekura më shumë, në mënyrë që të shmangin përhapjen e Koronavirusit. Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa transporti publik në Whan është mbyllur.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronavirusi shkon ne 26 numri i viktimave ne kine virusi ne kine wuhan koronavirusi shkon ne 26 numri i viktimave ne kine virusi ne kine wuhan

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2020, 07:41

Tiranë- Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu mbrëmjen e djeshme janë përfshirë në një debat për çështjen e shkëmbimit të ter...