Aktualitet

Deportimi i Harun Çelik Felaj: Nuk u shkelën të drejtat e njeriut, s’e them dot këtë

24 Janar 2020, 12:04 Nga DOSJA
Deportimi i Harun Çelik Felaj: Nuk u shkelën të drejtat e

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka komentuar rastin e deportimit të mësuesit gylenist Harun Celik. E pyetur nga gazetarët për shkeljen e të drejtave të njeriut, Felaj u prononcua teksa shtoi se kjo gjë num mund të thuhet kaq lehtë. Sipas deputetes së PS-së, Çelik nuk i është shkelur asnjë e drejtë, por që në një përfundim më të saktë do të dalin gjykatat.

Nuk mund të thuhet kaq lehtë që janë shkelur të drejtat e njeriut. Nuk thuhet kjo gjë kështu. Është një process gjyqësor që duhet ndjekur dhe në përfundim dalin gjykatat. Nëse ka shkelje të ligjit duhet ta thotë gjykata. Ua kemi lënë atyre në dorë ktë çështje. Kjo nuk është cështje që ka lidhje me komisionin e Sigurisë dhe as me organizatën në fjalë. Nuk është proces që hynë në kompetencën tone,”- tha Felaj ndër të tjera.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Disa javë më parë ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin. Harun Çelik akuzohet në Turqi së është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste dhe ndodhet në burg në Ankara.

Dosja.al zbardhi dokumentin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku urdhërohet që më datë 1 janar të vitit 2020, mësuesi gylenist Harun Çelik, të deportohej nga Shqipëria në drejtim të Turqisë. Ky dokument rezulton të jetë firmosur nga vetë i deportuari.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja gylenisti harun çelik ermonela felaj dosja gylenisti harun çelik ermonela felaj

Sondazh

Poll