Aktualitet

Gara për kreun e BKH-së/ 5 kandidatët që synojnë të drejtojnë “FBI-në shqiptare”, Arben Kraja thirrje për aplikim (

24 Janar 2020, 09:26 Nga DOSJA
Gara për kreun e BKH-së/ 5 kandidatët që synojnë

Tiranë- Arben Kraja, kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” ka publikuar emrat e pesë kandidatëve që kanë aplikuar deri tani për drejtorin e BKH-së. 5 kandidatët në garë deri më tani janë: Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj dhe Adriatik Ago. Kraja bën thirrje që të aplikojnë edhe persona të tjerë dhe se afati është deri më 30 janar.

Njoftimi: 

Për aplikimet për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së) Njoftojmë se deri sot, në datën 24.01.2020, ora 9.00, kanë aplikuar këta kandidatë: 1. Ibrahim Disha, 2. Artan Shkëmbi, 3. Gjovalin Ulndreaj 4. Adriatik Ago, 5. Sabri Hoxha. Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për Drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020. Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në ëebsite-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet. Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë. Ju inkurajoj të aplikoni.Arben Kraja Drejtues i Prokurorisë se Posaçme. 

Pak ditë më parë ambasada amerikane në vendin tonë bëri thirrje që Prokurorët punonjësit e Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, të aplikojnë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ajo njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milionë dollarësh, të cilat do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë. Ambasada amerikane theksoi se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH),do të veprojë në mënyrë të ngjashme si FBI-ja. Për këtë post, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se duhet një person me integritet dhe se do të trajnohet nga SHBA-ja.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraha gara për kreun e bkh arben kraha gara për kreun e bkh

Sondazh

Poll