Aktualitet

Po tentonte të vidhte sendet brenda në mjet, vihet në pranga 52-vjeçari në Tiranë

24 Janar 2020, 10:22 Nga DOSJA
Po tentonte të vidhte sendet brenda në mjet, vihet në pranga

TIRANË– Një 52-vjeçar është arrestuar, pasi u kap në tentativë për të vjedhur në mjetin e një shtetasi në rrugën “Nikolla Jorga”, në kryeqytet. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale: D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë: 

Tenton të vjedhë një mjet, arrestohet nga Policia 52-vjeçari.

Nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur në mjetin e shtetasit A. L., në rrugën “Nikolla Jorga”, Tiranë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Tiranës. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person tirane vjedhje ne makine arrestohet nje person tirane vjedhje ne makine

Sondazh

Poll