Aktualitet

Donte t’i vinte gjobë për shkelje të qarkullimit rrugor/ 41-vjeçarin s’e mbajnë nervat dhe godet efektivin e policisë,

24 Janar 2020, 09:21 Nga DOSJA
Donte t’i vinte gjobë për shkelje të qarkullimit rrugor/

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 41- vjeçar, pasi goditi policin teksa ky i fundit e kishte ndaluar në aksin TEG- Liqeni Artificial për shkelje të qarkullimit rrugor. Policia bën me dije se polici e ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe teksa ishte duke i komunikuar masën administrative për shkeljen e kryer, shtetasi me iniciale F.N, e ka goditur.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

N., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi F. N. ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së qarkullimit rrugor. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person goditet polici rrugor tirane arrestohet nje person goditet polici rrugor tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Janar 2020, 19:59

BLEGJIKË– Një 62-vjeçar belg, së bashku me 4 persona të tjerë, janë të paraqitur para Gjykatës me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfry...