Aktualitet

Atentat në Vlorë, shënjestra me “Porsche” i shpëton plumbave dhe telefonon gruan: Jam mirë!

24 Janar 2020, 11:01 Nga DOSJA
Atentat në Vlorë, shënjestra me “Porsche” i

VLORË– Një person ka shpëtuar ‘paq’ pas një atentati që iu bë në qytetin e Vlorës. Dosja.al mëson se teksa personi në fjalë me inicialet E.V, po qëndronte në makinën e tij të llojit “Porsche”, të parkuar pranë ish-SHIK-ut, drejt tij kanë vërshuar plumbat. Menjëherë pas të shtënave, shënjestra e atentatit është larguar nga vendngjarja dhe mësohet të ketë lajmëruar menjëherë të shoqen. “Për pak më vranë, jam mirë”- mësohet t’i ketë thënë personi me inicialet E.V., të shoqes, ndërkohë që nuk dihet nëse është lënduar si pasojë e plumbave.

Nga ana tjetër, Policia e Vlorës, me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se kanë marrë një telefonatë nga një person i cili ka lajmëruar për të shtënat me armë në lagjen “10 korriku” në Vlorë, por që nuk raporton për të lënduar.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet shtojnë se kanë rrethuar zonën dhe se po marrin masat e nevojshme për të zbardhur ngjarjen dhe se kanë ngritur grupe të posaçme. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga personi që qëlloi.

(f.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne vlore vlore atentat ne vlore vlore

Sondazh

Poll