Ekonomi

Vendimi i qeverisë: Dyfish bonus për mjekët që pranojnë të punojnë në rrethe

22 Janar 2020, 18:19 Nga DOSJA
Vendimi i qeverisë: Dyfish bonus për mjekët që pranojnë

TIRANË- Qeveria do të akordojë një bonus prej 250 000 lekësh përveç pagës për të gjithë ata mjekë të cilët do të japin shërbimet e tyre në spitalet rajonale. Më herët bonusi i mjekëve ka qenë në vlerën 100-mijë lekë përveç pagës.

VENDIM I PLOTË

Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus deri në 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj.

 Vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky bonus, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, trajtohet sipas shkronjës “e”, të pikës 2, të kreut II, të vendimit nr.77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, të ndryshuar. Stimul ky për bluzat e bardha që profesionalizmi dhe thirrja drejt misionit të jetë sa më e fortë.

R.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale bonus mjeket ne rrethe vendimi km bonus mjeket ne rrethe vendimi km

Sondazh

Poll

Ekonomi 21 Janar 2020, 20:17

Prostitucioni i rrugës është një realitet problematik në Shqipëri. Kamera fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë se si gra e vajza shesin trupin e tyre për 2 mij...

Ekonomi 21 Janar 2020, 12:35

Ndotja mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk njeh kufi

Liqeni i Fierzës në Shqipërinë verilindore u krijua në vitin 1978 pas ndërtimit të digës së hidrocentralit me të njëjtin emër, falë prurjeve të lumenjve Drini i...