Aktualitet

E rëndë në Ersekë/ 65-vjeçari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A.

4 Qershor 2025, 19:00 Nga E. D
E rëndë në Ersekë/ 65-vjeçari goditet nga rrufeja,
foto ilustruese

ERSEKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës. Mësohet se një një banor është goditur nga rrufeja dhe fatkeqësisht ka humbur jetën në vend.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili dyshohet se u godit nga rrufeja.

Ndërkohë forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të mundur transportimin e trupit.

erseke

Sondazh

Poll