Aktualitet

Avokati i familjes Ademaj tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës: Pse e la babi grabitësin...?

Gjatë seancës, Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se ky shqyrtim gjyqësor do t’i japë përgjigje të gjitha dilemave të ngritura dhe për të kërkuar të vërtetën e plotë se pse Liridona Ademaj u privua nga jeta në mënyrë aq dinake.

4 Qershor 2025, 17:06 Nga E. D
Avokati i familjes Ademaj tregon pyetjen që bënë
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

PRISHTINË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj, ku i akuzuar është bashkëshorti i saj Naim Murseli dhe tre të tjerë.

Gjatë seancës, Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se ky shqyrtim gjyqësor do t’i japë përgjigje të gjitha dilemave të ngritura dhe për të kërkuar të vërtetën e plotë se pse Liridona Ademaj u privua nga jeta në mënyrë aq dinake.

Gjithashtu Syla tha se Naim Murseli duhet ti përgjigjet edhe pyetjes së fëmijëve se përse e lejoi grabitësin ta vriste nënën e tyre.

“Besoj që në këtë seancë duhet të jepet përgjigja ndaj pyetjes së fëmijëve: Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam?," tha avokati Syla.

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj, teksa është deklaruar i pafajshëm për akuzat, ka thënë se po që se vërtetohet aktakuza ndaj tij, atëherë ai vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm. Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.

liridona ademaj naim murseli

Sondazh

Poll