Aktualitet

Nuk ka referenca për sipërmarrjen e këshilltarit të Ramës në Shqipëri?! Il Giornale: Aksionet e A&I Albania të regjistruara në emër të D’Alema-s, nuk raportojnë në zinxhirin e korporatave

"Il Giornale" shkruan se kompania DL&M advisor e D'Alema-s ka si qëllim "konsultimin në kontekstin e proceseve të ndërkombëtarizimit" të tregjeve të ndryshme të huaja "për kërkimin dhe tërheqjen e investimeve nga kompanitë private". 

4 Qershor 2025, 17:22 Nga M.B
Nuk ka referenca për sipërmarrjen e këshilltarit të
Massimo D'Alema

ITALIA- Media italiane "il Giornale" i ka kushtuar një artikull fitimeve të ish-kryeministri italian të së majtës Masimo D’Alema i cili është larguar nga politika për tu marrë me aktivitetin e tij privat. D’Alema me biznesin e tij ka bërë shumë para duke shërbyer si lobues dhe mes klientëve të tij është sipas gjasave edhe kryeministri Edi Rama. "Il Giornale" shkruan se kompania DL&M advisor e D'Alema-s ka si qëllim "konsultimin në kontekstin e proceseve të ndërkombëtarizimit" të tregjeve të ndryshme të huaja "për kërkimin dhe tërheqjen e investimeve nga kompanitë private". 

Media italiane shkruan se ky është një biznes fitimprurës duke pasur parasysh se buxheti i vitit 2024 u mbyll me një fitim prej 1,578,170 eurosh, nga 1,358,662 në vitin 2023 dhe mbi të gjitha nga 393,807 euro të caktuara në vitin 2022. "Il Giornale" shton se vlera e prodhimit ra nga 2.9 në 2.5 milionë me të ardhura prej 2,497,668 (nga të cilat 1,277,668 të realizuara në Itali dhe 1,220,000 në Mbretërinë e Bashkuar). Sipas medias italiane, e njëjta gjë vlen edhe për asetet likuide, të cilat ranë me 1.3 milionë në 62,747 euro krahasuar me vitin 2023.

Llogaria në artikull vijon teksa shkruhet se zëri i borxheve nga viti në vit u rrit nga 668,835 në 700,359 euro, nga të cilat 660 mijë euro për Thesarin. "Il Giornale" shkruan se DL&M kontrollon gjithashtu aktivitetet e prodhimit të verës të menaxhuara nga familja D'Alema, e cila zotëron 15% të Silk Road Wine dhe 30% të kompanisë bujqësore La Madeleine, ku prodhohen verërat e krijuara me bashkëpunimin e mbretit të prodhuesve italianë të verës, Riccardo Cotarella.

Por nga ana tjetër, sipas medias italiane, nuk ka referenca për aventurën sipërmarrëse të D'Alema-s në Shqipëri. "Il Giornale" thekson se aksionet e firmës konsulente të themeluar në Tiranë në janar 2023, A&I Albania, në fakt janë të regjistruara direkt në emër të ish-kryeministrit dhe nuk raportojnë në zinxhirin e korporatave të themeluar në Itali.

Biznesi i D’Alema-s në Shqipëri

Massimo D’Alema është një politikan i njohur Italian, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme shtetërore, ndër të cilët edhe kryeministër në periudhën 1998-2000. Prej vitit 2023, ai është regjistruar si biznesmen në Shqipëri. Në janar të vitit 2023, D’Alema regjistron shoqërinë e tij “A&I Albania”.

Zyra ka objekt të aktivitetit të saj “Asistencë kompanive dhe konsulencë në favor të personave fizik dhe juridik në lidhje me kërkimin dhe zbatimin e mundësive të biznesit, veçanërisht në arenën ndërkombëtare, etj”. Zyra ka selinë në qendër të Tiranës, “Sheshi Skenderbej, Pallati Kulturës, Kati II”, ndërsa administrator e shoqërisë është Majlinda Haloçi.

Artikulli i plotë i "il Giornale":

Massimo D'Alema ka një talent të madh për biznesin. Kjo demonstrohet nga fitimet e firmës së tij konsulente, DL&M advisor, të cilën ish-kryeministri dhe sekretari i DS-së e kontrollon 100% dhe të cilën e hapi në vitin 2019 pasi u largua nga jeta aktive politike.

Qëllimi i kompanisë është "konsultimi në kontekstin e proceseve të ndërkombëtarizimit" të tregjeve të ndryshme të huaja "për kërkimin dhe tërheqjen e investimeve nga kompanitë private". Një biznes fitimprurës duke pasur parasysh se buxheti i vitit 2024 u mbyll me një fitim prej 1,578,170 eurosh, nga 1,358,662 në vitin 2023 dhe mbi të gjitha nga 393,807 euro të caktuara në vitin 2022.

Megjithatë, vlera e prodhimit ra nga 2.9 në 2.5 milionë me të ardhura prej 2,497,668 (nga të cilat 1,277,668 të realizuara në Itali dhe 1,220,000 në Mbretërinë e Bashkuar). E njëjta gjë vlen edhe për asetet likuide, të cilat ranë me 1.3 milionë në 62,747 euro krahasuar me vitin 2023.

Zëri i borxheve nga viti në vit u rrit nga 668,835 në 700,359 euro, nga të cilat 660 mijë euro për Thesarin. DL&M kontrollon gjithashtu aktivitetet e prodhimit të verës të menaxhuara nga familja D'Alema, e cila zotëron 15% të Silk Road Wine dhe 30% të kompanisë bujqësore La Madeleine, ku prodhohen verërat e krijuara me bashkëpunimin e mbretit të prodhuesve italianë të verës, Riccardo Cotarella.

Megjithatë, nuk ka referenca për aventurën sipërmarrëse të D'Alema-s në Shqipëri. Aksionet e firmës konsulente të themeluar në Tiranë në janar 2023, A&I Albania, në fakt janë të regjistruara direkt në emër të ish-kryeministrit dhe nuk raportojnë në zinxhirin e korporatave të themeluar në Itali.

 

massimo d\\\\\\\'alema

Sondazh

Poll