Politike

30 vite në politikë, Sali Berisha flet hapur dhe tregon armiqtë: Kam pasur 4 njerëz

23 Janar 2020, 22:03 Nga DOSJA
30 vite në politikë, Sali Berisha flet hapur dhe tregon armiqtë:

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha ka treguar sot armiqtë e tij që ka pasur gjatë viteve që ka qenë në politikë. I ftuar sot në “Opinion”, ish-kreu i qeverisë tha se ai ka armik Sorosin, ish Komisionerin Stefan Fylen e persona të tjerë që kanë shkëmbyer akzua publike.

Në të gjithë karrierën time janë katër vetë të sulmuar nga unë. Sorosin, një armik i egër i qendrës së djathtë e vlerave së saj. Fylen, i cili dihet botërisht, e ka shkruar vetë që ka bërë shkollë zbulimi. Shkonte në Beograd të Nikoliçi dhe bënte deklarata kundër meje. Në atë kohë nuk më shkonte mendja. Duket se argatin e Prishtinës e kishte thes, dhe thoshte në Bruksel nuk është gjë ai, nuk kam punë me Hashim Thaçin. Tjetër ishte Gloveri për një periudhë. 

Ka qenë Papadreu, babë e birë të njëjtë janë. Në këto 30 vite nuk mund të mos kesh tre apo katër veta. Ti je shqiptar, si të duket ty kur Vlahutin si ambasadore deklaron se nuk ka nevojë për marrëveshje. Çfarë i thash unë? Europa është ndërtuar nga marrëveshjet dhe e çova pak më tutje, a përfaqëson Beogradin apo Brukseli”, u shpreh Berisha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike armiqte e berishes sali berisha xhorxh soros armiqte e berishes sali berisha xhorxh soros

Sondazh

Poll