Politike

Asnjë ndryshim prej 4 muajsh/ Dështon për herë të 26-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, VV nuk siguron votat për mbajtjen e votimit të fshehtë

Dehari njoftoi ndërprerjen e seancës për të vazhduar më 5 qershor.

4 Qershor 2025, 11:30 Nga r.ll
Asnjë ndryshim prej 4 muajsh/ Dështon për herë të
foto ilustruese

KOSOVË- Ka dështuar për herë të 26-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe në seancën e sotme nuk u miratua krijimi i komisionit zgjedhor, për mbajtjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, duke bërë që prej katër muajsh ngërçi politik të vijojë njësoj.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi subjektet politike të propozonin anëtarët e tyre për këtë komision, por propozimi nuk kaloi, duke bërë që procesi të dështojë edhe një herë. Dehari njoftoi ndërprerjen e seancës për të vazhduar më 5 qershor.

Sipas rregullores së Kuvendit, propozimi për kryetar i takon ekskluzivisht partisë fituese të zgjedhjeve, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Kjo e fundit ka kandiduar Albulena Haxhiun për këtë post dhe ndonëse ka shprehur gatishmëri për marrëveshje politike me subjektet tjera, ka bërë të qartë se nuk do të propozojë emër tjetër.

Përveç kryetarit, për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë duhet të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit. Vetëm pas përmbylljes së këtij procesi mund të procedohet me hapat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Kriza politike e pas zgjedhjeve ka ardhur si pasojë e mungesës së shumicës parlamentare nga ndonjë subjekt i vetëm dhe dështimit të deritanishëm për arritjen e një koalicioni funksional.

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll