3 Qershor 2025, 21:34
Nga M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dhënë detaje të reja nga takimet e kryetarit të PD-së, Sali Berisha gjatë ditës së sotme në Bruksel. Në një lidhje live nga Brukseli në ‘A Show’ në Syri TV, Vokshi u shpreh se Partia Popullore Europiane do të sjellë një mision faktmbledhës në Shqipëri, pas kërkesës së kryedemokratit Berisha dhe se, ky mision do të përpilojë dhe një raport. Ajo shtoi se misioni do përpilohet në raportin që i paraqitet PPE-së, e cila mund të bëjë një rezolutë për të ua paraqitur jo vetëm kongresit apo asamblesë së PPE-së, por për ta shtyrë edhe më tej në Parlamentin Europian.
"Forcimi i karteleve të drogës dhe organizatave, dhe mbështetja që u ka dhënë Edi Rama, të cilin në këmbim e kanë ndihmuar për të fituar zgjedhjet, ky rrezik tashmë është kthyer në një rrezik edhe për Europën. Influenca e krimit në Shqipëri, të forcimit të karteleve të drogës dhe grupeve kriminale, që më së shumti e kemi ndjerë në këto zgjedhje se sa, në zgjedhjet e tjera, ka ngritur alarmin edhe në Europë dhe Parlamentin Europian. Ne sot kemi pasur takime të shumta dhe nesër do të vijojmë takimet, jo vetëm me PPE-në, por edhe me grupe të tjera në Parlamentin Europian.
Kur ua tregon europarlamentarëve, drejtuesve të institucioneve të ndryshme, apo dhe miqve tanë në Europë atë që ka ndodhur në Shqipëri në këto zgjedhje, është krejtësisht e pabesueshme, krejtësisht e papranueshme. Ndaj pas kërkesës së kryetarit të PD, Sali Berisha i cili shpjegoi se si, janë blerë votat, duke keqpërdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet bonueseve të pensionistëve, ndërmjet 138 licencave të kanabisit, dmth drogë për vota.
Disponojmë mijëra fakte, dosje të tëra, foto, video, dëshmitarë, sigurisht dhe pranimi nga ana e PPE-së e kërkesës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha ishte i menjëhershëm. Ai u tha që, të sjellin një mision dhe të shikojnë të gjitha faktet, të takojnë të gjithë faktorët në Shqipëri dhe në fund të misionit të përpilohet një raport që i paraqitet PPE-së, e cila sigurisht duke pasur këtë raport, mund të bëjë një rezolutë për të ua paraqitur jo vetëm kongresit apo asamblesë së PPE-së, por për ta shtyrë edhe më tej në Parlamentin Europian", tha Vokshi.
albana vokshi
Politike
3 Qershor 2025, 21:31
E. D
Aulon Kalaja
TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja...
Politike
3 Qershor 2025, 21:02
E. D
Igli Hasani dhe George Gerapetriti
ATHINË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare ...
Politike
3 Qershor 2025, 20:58
M.B
Besa Shahini
KOSOVA- Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini ka shpallur kandidaturën për kryetare të Prishtinë...
Politike
3 Qershor 2025, 19:46
M.B
Sali Berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Bruksel ku ka zhvilluar disa takime, ndërsa mbajti nj&eum...
Politike
3 Qershor 2025, 19:29
M.B
Marash Logu
TIRANA- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu tha se ka një diferencë prej 130 mijë votash...
Politike
3 Qershor 2025, 18:56
Marta Kos
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, përsëriti se "Kosova duhet të formojë sa më shpejt i...
Politike
3 Qershor 2025, 18:27
M.B
Giorgia Meloni dhe Robert Fico
ITALIA- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka pritur sot në takim zyrtar në Palazzo Chigi Krye...
Politike
3 Qershor 2025, 17:57
E. D
Petar Petkoviç
BRUSKEL- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha të mart&eu...
Politike
3 Qershor 2025, 17:53
E. D
Sali Berisha
BRUKSEL- Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për m...
Politike
3 Qershor 2025, 17:46
E. D
Marta Kos
KOSOVË- Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar të martën se rruga evropiane e Kosovës v...