Politike

"Ka emëruar djalin e tezes shef AMP-je në Durrës"/ Një nga kandidatët socialistë më të votuar në vend, a është Arkend Balla një Jurgis Çyrbja 2?

Opozita ka hedhur akuza të forta në drejtim të fenomenit Arkend Balla apo Sara Mila si personazhe të sponsorizuara nga kartelet e Troplinëve në Durrës dhe Suel Çelës në Elbasan.

4 Qershor 2025, 07:24 Nga N.F
"Ka emëruar djalin e tezes shef AMP-je në Durrës"/
Jurgis Çyrbja

DURRËS- Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja ndodhet në qeli prej tetori të kaluar pasi akuzohet për korrupsiont aktiv në zgjedhje. Ai dyshohet se është sponsorizuar nga kartelet e Durrësit të cilët e kanë ndihmuar për të fituar mandatin e deputeti. Ndërkohë që ai ndodhet në qeli kryeministri, Edi Rama e ka zëvendësuar atë me Arkend Ballën, i cili në zgjedhjet e 11 majit doli ndër deputetët më të votuar në Shqipëri.

Opozita ka hedhur akuza të forta në drejtim të fenomenit Arkend Balla apo Sara Mila si personazhe të sponsorizuara nga kartelet e Troplinëve në Durrës dhe Suel Çelës në Elbasan. Së fundi pamfleti ka publikuar një shkrim ku ka zbuluar se Arkend Balla ka lidhje me kartelin e goditur pak ditë më parë nga Antimafia italiane dhe EUROJUST, në operacionin  e quajtur “Ura”.

Deputeti i PS në Durrës, Arkend Balla, është i ri-zgjedhur me më shumë vota më 11 maj, që sipas akuzave të PD, ia ka siguruar anëtari i bandës “Troplini”, Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”. Me këtë grup kriminal, deputeti socialist Arkend Balla, ka lidhje si ish-drejtor menaxhimi i kompanisë “Nistal Sh,p.k” pjesë e grupit të kompanive të vëllëzërve “Danaj” në Vlorë, sekuestruar nga SPAK, për trafik droge e pastrim ndërkombëtar parash me Troplinët e Durrësit.

Deputeti Arkend Balla, është shumë i afërt me vëllezërit Nexhmedin, Sadrit e Vexhi Danaj të Vlorës, por pjesë e stafit të kompanisë “Nisatel Sh.p.k” e kompanive të tjera të tyre, ai u bë në datën 5 qershor 2021, me detyrën drejtor menaxhimi. Por, duket se lidhjet e Arkendit me strukturat shtetërore janë edhe më të thella sesa dihet aktualisht nga media.

Në postimin e lajmit për lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët, një komentues, i cili duket i informuar rreth këtij personazhi shkruan se, “Pse nuk e thoni qe ky ka vene cunin e tezes Shef AMP Z.Mema, ne Durres dhe ja zgjidh ai te gjitha punet me policine.” Ky koment nxjerr në pah se kartelet e Durrësit kanë njerëzit e tyre edhe në çdo strukturë tjetër të shteti në këtë qytet.

"Ka emëruar djalin e tezes shef AMP-je në Durrës"/

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror. Ai akuzohet nga SPAK se u ka shitur informacione grupit kriminal të Altin Hajrit dhe madje ka ndërhyrë për t’i favorizuar në disa episode.

Lidhja e tij sipas dosjes hetimore, u zbërthye pas dekriptimit të mesazheve në platformën e koduar SKY ECC. I përfshirë në këtë fashikull akuzohet edhe Ahmet Masha, ndërsa hetimet dhe verifikimet vijojnë.

jurgis çyrbja arkend balla

Sondazh

Poll