Politike

“E përshëndes KAS se ka mbajtur qëndrim të mirë”/ Aulon Kalaja: I gjithë debati është midis legjitimitetit të kandidatit dhe subjektit politik

Kalaja tha se disa kandidatë të tjerë të Partisë Demokratike janë rrëzuar nga KAS për shkak të mungesës së legjitimitetit.

3 Qershor 2025, 21:31 Nga E. D
“E përshëndes KAS se ka mbajtur qëndrim të
Aulon Kalaja

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, ka deklaruar se ndodhet shumë pranë fitores, ndërsa pret zhvillimin e seancës së fundit në Kolegjin e Apelimit të Zgjedhjeve (KAS). I ftuar në emisionin "Log" në News 24 Kalaja tha se disa kandidatë të tjerë të Partisë Demokratike janë rrëzuar nga KAS për shkak të mungesës së legjitimitetit.

"I gjithë debati është midis legjitimitetit të kandidatit dhe subjektit politik. Unë e përshëndes KAS se ka mbajtur qëndrim shumë të mirë, unë po shkoj drejt fitores, drejt hapjes së kutive nesër, sepse kam dhe një seancë tjetër të fundit nesër. KAS i ka rrëzuar kandidatët e tjerë të PD sepse nuk i legjitimonte dot si kandidatë, sepse këta të rrahin e s’të lënë me qa.

Unë kam të drejtë të shoh votat e mia, unë i shoh votat në emër të Aulonit dhe jo subjektit politik. E mbështes PD, sepse beteja e saj është për transparencë. Nga hapja e kutive në Durrës do të dalin faktet si janë vjedhur votat dhe janë trafikuar. Jo vetëm brenda llojit kam parë dhe vota që i janë kaluar PS si vota të pavlefshme", tha Kalaja. 

aulon kalaja dhe shkelqim shehu

Sondazh

Poll