3 Qershor 2025, 20:58
Nga M.B
Besa Shahini
KOSOVA- Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini ka shpallur kandidaturën për kryetare të Prishtinës. Përmes një videoje të postuar në Facebook, Shahini ka ndarë vendimin për të kandiduar në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë në Kosovë, për t’u bërë qytetarja e parë e Prishtinës. Ajo shprehet mes të tjerash se Prishtinës i duhet një ndryshim radikal, ndaj do të garojë në zgjedhjet lokale. Gjithashtu Shahini apeon për mbështetje të gjerë qytetare në misionin e saj.
‘‘Para 4 viteve jam kthyer të jetoj në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fortë, që e ka një potencial të jashtëzakonshëm, i cili ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet. Është një qytet që është kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbërta, kryesisht i papastër dhe jo shumë miqësor për fëmijët.
Prishtinës i duhet një ndryshim radikal në kahjen e zhvillimit. Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, ndaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të Komunës në zgjedhjet lokale 2025. Ju ftoj të më bashkangjiteni të gjithë ju që i ndani shqetësimet e mia për qytetin dhe që keni sado pak energji që të përfshiheni në përpjekjen tonë të përbashkët për ndryshim’’, thotë Shahini.
Besa Shahini ka qenë Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në Shqipëri që prej 28 Dhjetorit 2018, ku zëvendësoi Lindita Nikollën, deri në shtator 2020 kur u pasua nga Evis Kushi. Ajo ka qenë prej kohësh një analiste e pavarur e politikave për arsimin dhe për çështjet e edukimit në Kosovë si dhe zëvendësministre e arsimit në Shqipëri.
besa shahini
Politike
3 Qershor 2025, 19:46
M.B
Sali Berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Bruksel ku ka zhvilluar disa takime, ndërsa mbajti nj&eum...
Politike
3 Qershor 2025, 19:29
M.B
Marash Logu
TIRANA- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu tha se ka një diferencë prej 130 mijë votash...
Politike
3 Qershor 2025, 18:56
Marta Kos
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, përsëriti se "Kosova duhet të formojë sa më shpejt i...
Politike
3 Qershor 2025, 18:27
M.B
Giorgia Meloni dhe Robert Fico
ITALIA- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka pritur sot në takim zyrtar në Palazzo Chigi Krye...
Politike
3 Qershor 2025, 17:57
E. D
Petar Petkoviç
BRUSKEL- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha të mart&eu...
Politike
3 Qershor 2025, 17:53
E. D
Sali Berisha
BRUKSEL- Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për m...
Politike
3 Qershor 2025, 17:46
E. D
Marta Kos
KOSOVË- Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar të martën se rruga evropiane e Kosovës v...
Politike
3 Qershor 2025, 17:35
M.B
Kryeministri i Holandës, Dick Schoof
HOLANDA- Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje t&e...
Politike
3 Qershor 2025, 17:30
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat aktin norm...
Politike
3 Qershor 2025, 16:17
M.B
Sali Berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Partis&eum...