Politike

Pretendimi i PD-së se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Logu: "Testi logjik" i përmendur nga KQZ, një mashtrim, nuk ekziston në Kodin Zgjedhor

Logu u ndal te problematikat me fletët e votimit në zonat ku përdoret votimi elektronik.

3 Qershor 2025, 19:29 Nga M.B
Pretendimi i PD-së se mungojnë 130 mijë fletë votimi të
Marash Logu

TIRANA- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu tha se ka një diferencë prej 130 mijë votash që nuk justifikohet në asnjë mënyrë logjike apo matematike. Ai kritikoi ashpër edhe të ashtuquajturin “test logjik” që, sipas tij, nuk është i parashikuar as në Kodin Zgjedhor dhe as në legjislacionin zgjedhor.

Logu ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit u shoqëruan me shkelje të rënda dhe manipulime të qëllimshme nga strukturat e Partisë Socialiste. I i ftuar në emisionin "Task Force", Logu u ndal te problematikat me fletët e votimit në zonat ku përdoret votimi elektronik.  Ai tha se pavarësisht pajisjeve elektronike, ligji kërkon që të prodhohen fletë votimi për çdo zgjedhës, pasi ekziston mundësia që pajisjet të mos funksionojnë ose të hasin në probleme teknike.

Logu shtoi se në bashkinë Vorë dhe në njësinë administrative nr. 10 ka rreth 52 mijë zgjedhës, ndërkohë që janë prodhuar vetëm 27 mijë fletë votimi, duke lënë pa shpjegim fatin e 25 mijë fletëve të tjera. Sipas tij, në procesverbalet e qendrave të votimit duhej të ishin pasqyruar të gjitha fletët e papërdorura për të plotësuar totalin. 

Pjesë nga fjala e Marash Logut:

Është e vërtetë që aty ku votohet elektronikisht nuk përdoret fletë votimi sepse ka pajisje, por ti ke qenë i detyruar, për shkak se parashikohet që pajisjet edhe mund të mos funksionojnë ose të kenë ndonjë problem teknik. Ti prodhon të paktën aq fletë votimi sa ke zgjedhës në ato qendra. Këto dy qendra, bashkia Vorë dhe njësia administrative nr. 10 kanë të paktën 52,000 zgjedhës. Nëse thua që kemi 27,000 fletë votimi, ku janë 25,000 fletët e tjera.

Në procesverbalet e këtyre qendrave duhet të kishte një shifër të raportuar të fletëve të votimit të papërdorura që të bënin totalin aty. Ne provuam t’i mblidhnim me shumë 220 e ca qendra me 0 dhe sido që t’i mblidhnim nuk na dolën asnjëherë 99,000. Testi logjik është histori më vete. Meqë morën një shifër të parë edhe një shifër të dytë dhe prapë nuk doli rezultati, atëherë po shtojmë edhe një shifër tjetër, këtë e përdorin si test logjik. Testin logjik as nuk e ke në Kod Zgjedhor, as nuk e ke në legjislacion zgjedhor.

Ato shifra përfaqësojnë raportime që vijnë nga qendrat e votimit, në një qendër votimi ka 100 zgjedhës Sonila, marrin pjesë 50 zgjedhës, këta 40 zgjedhës, nja 2 fletë votimi i dëmtojnë dhe po the ti duhet të kesh 50 fletë votimi të vlefshme, 2 fletë votimi të dëmtuara, dhe 48 të tjera të papërdorura, dhe kështu siç e thashë, u plotësohet procesverbali: 50 fletë votimi të vlefshme, 2 të dëmtuara, 48 të papërdorura. Ne na dalin 130 mijë vota diferencë, ndërkohë ajo që na kërkohet ne tani ta marrim të mirëqenë nuk është as matematikë, as logjikë, por një kështu ushtrim i sforcuar në përpjekje për të nxjerrë një lloj logjike që nuk ekziston.

marash logu

Sondazh

Poll