Ekonomi

Kompania ‘Ocean Sun’ do ndërtojë 4 panele diellore lundruese në Banjë Shqipëri, një investim prej 2.3 milionë eurosh

13 Mars 2019, 16:22 Nga DOSJA
Kompania ‘Ocean Sun’ do ndërtojë 4 panele diellore

‘Ocean Sun’ është punësuar nga gjiganti i shërbimeve ‘Statkraft’ për të ndërtuar një panelin lundrues diellor ‘2MW’ në rezervuarin e Banjës, në Shqipërinë qendrore.

Në pritje të miratimit përfundimtar, marrëveshja e nënshkruar në mes dy kompanive norvegjeze do të ndërtojë katër njësi me fuqi 0.5MW (millivolt), të cilat do përfundohen gjatë 2 viteve të ardhshme, me kosto të përgjithshme prej 2.3 milion euro.

Firma beson se dizenjimi i zgjedhur prej saj, që është një membranë e hollë polimeri e ankoruar në det, mund të tërhiqet përreth me barka për t’u përshtatur me mjedisin e ujit.

Ky dezajn do veprojnë si një parandalues kundër erërave të forta dhe burimeve të tjera të stresit mekanik. Kontakti me ujë ndihmon në ftohjen e qelizave diellore dhe në rritjen e performancës në krahasim me njësitë e montuara në tokë, sipas Ocean Sun.

Parku diellor lundues do të jetë në të njejtin rezervuar që Statkraft ka instaluar hidrocentralin e me fuqi 73MW që prej vitit 2016.

Sipas CEO të Statkraft, Christian Rynning-Tønnesen, teknologjia lundruese PV, mund të vendoset dhe në vende të tjera, nëse provohet si një investim i suksesshëm

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi banjw panele diellore statkraft banjw panele diellore statkraft

Sondazh

Poll