Ekonomi

Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet veriu i vendit, ja rrugët ku kalimi bëhet me vështirësi

12 Mars 2019, 07:48 Nga DOSJA
Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet veriu i vendit, ja rrugët

TIRANË- Në veri të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta. Dosja.al ka siguruar një video nga qytetet e Kukësit dhe Dibrës  ku reshjet e dëborës po bien me një intesitet të lartë.  Mësohet se trashësia në e dëborës në qytetin e Peshkopisë shkon në 10 cm. Ndërsa në zonat  e thella me lartësi mbi 800 metra trashësi shkon 15 deri 20 cm. Dosja.al mëson se nuk ka probleme  për qarkullimin rrugor dhe në furnizim me energji elektrike. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një njoftim për mediat ka bërë me dije se për shkak të borës që ka rënë gjatë natës në disa zona ka probleme në rrugë. Sipas ARRSH-së në segmentin rrugor Kuben- Vasije kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë në 5 kilometrat  e fundit në lartësi 10-15 cm bore. Në qytetin e Vlorës, është ndërprerë lëvizja e mjeteve në det, ndërsa në Krujë ka rinisur era e fortë dhe reshjet e dëborës.

NJOFTIMI I PLOTË

Njoftim mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit. Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit.

Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gadishmëri. Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:

Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet (10km e fundit, 4-5cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna). Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.

J.V/ A.B/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale arrsh bora mbulon rruget bora ne vend kalimi me zinxhire rruget e bllokuara arrsh bora mbulon rruget bora ne vend kalimi me zinxhire rruget e bllokuara

Sondazh

Poll