Ekonomi

Vetëm gjashtë fole në gjithë vendin, në Fier ndërtohet ‘shtëpiza’ e parë artificiale për lejlekët (Foto)

11 Mars 2019, 20:14 Nga DOSJA
Vetëm gjashtë fole në gjithë vendin, në Fier

FIER– Disa ditë më parë në qytetin e Fierit, AOS dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST)  ndërtuan të parën platformë artificiale për folezimin e lejlekut në një shtyllë të transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri.

Shtyllat elektrike shërbejnë prej vitesh si vende folezimi për lejlekët duke u kthyer si “shpëtimtarë” të tyre nga njëra anë por edhe rrezik real nga ana tjetër pasi në momente të caktuara, shpendët mund të hasin me rrymën elektrike.

Për të shmangur rrezikun për shpendët, AOS dhe OST, vendosën të ndërhynin duke ndërtuar një platformë artificiale, e cila u vendos rreth 50 cm më lart se ajo ekzistues ndërsa materiali i folesë së vjetër u rivendos përsëri lart.

Çfarë është lejleku (Ciconia cicionia)?

Lejleku (Ciconia ciconia) është një prej specieve më të rrezikuara në Shqipëri edhe pse dikur ka qënë i kudondodhur, me qindra fole në qytetet tona fushore. Ndërsa sot ky shpend numëron vetëm gjashtë fole në gjithë vendin.

Postim i  plotë:

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale aos fier ndertimi i foleve per lejleket ost aos fier ndertimi i foleve per lejleket ost

Sondazh

Poll