Ekonomi

Heqja e kalldrëmeve në Gjirokastër, Sokol Shameti ironizon: Pas lufte do ta rindërtojmë edhe më historike

11 Mars 2019, 19:53 Nga DOSJA
Heqja e kalldrëmeve në Gjirokastër, Sokol Shameti ironizon: Pas

TIRANË- Gazetari Sokol Shameti në një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me restaurimin që po bëhet në zonën historike në Gjirokastër.

Shameti në reagimin e tij kujton një deklaratë të një gjenerali serb në luftën në Bosnjë, i cili kërkonte të shembte një urë dhe thoshte se do ta ndërtonte më të vjetër dhe më historike pas luftës.

 “Pazari i vjetër i Gjirokastrës, 2019. Kur përfaqësuesit e OKB-së iu lutën gjeneralit serb në Bosnje të mos e bombardojë urën e Mostarit për shkak të vlerave të saj historike dhe vjetërsisë, ai dha përgjigjen legjendare: “Pas lufte do ta rindërtojmë edhe më historike, edhe më të vjetër”.”, shkruan Shameti.

Në Gjirokastër prej disa ditësh kanë nisur punimet për rehabilitimin e zonës historike (Lexo këtu), ku janë shkulur të kalldrëmet në rrugica.

Kjo gjë ka ngjallur shumë debat mers qytetarëve të cilët, thonë se nuk është konsultuar njeri me ta, po ashtu dhe shumë arkitekt e njerëz të medias, shprehen kundër këtij vendimi të qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale gjenerali serb ironia e shametit kalldremi ne gjirokaster qafa e pazarit sokol shameti gjenerali serb ironia e shametit kalldremi ne gjirokaster qafa e pazarit sokol shameti

Sondazh

Poll