Ekonomi

Ministria dhe bashkitë e rajonit Pukë-Mirditë “PRO” shpalljes së Munellës si zonë e mbrojtur

11 Mars 2019, 18:43 Nga DOSJA
Ministria dhe bashkitë e rajonit Pukë-Mirditë “PRO”

MIRDITË- Në njësinë administrative Gjegjan, PPNEA në bashkëpunim të ngushtë me Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura organizuan një takim me banorët vendas dhe autoritetet vendore për shpalljen e Munellës si zonë të mbrojtur. Në këtë takim ishin të pranishëm Ministri, Z. Blendi Klosi, kryetarët e Bashkia Pukë-Faqja Zyrtare dhe Bashkia MIRDITE-Faqja Zyrtare, Z. Gjon Gjonaj, Z. Ndrec Dedaj, përfaqësues të Bashkia Fushë-Arrëz, drejtori i zonave të mbrojtura, Z. Zamir Dedej përfaqësues nga Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër e Adzm Lezhë, përfaqësues nga Österreichische Botschaft Tirana/Ambasada Austriake Tiranë, zv ambasadorja Znj. Renate Seib, përfaqësues nga njësitë administrative përkatëse, ekspertë të njohur të faunës dhe florës etj.

Kryefjala e këtij takimi ishtë Mali i Munellës, si strehë kryesore e rrëqebullt të Balkanit në Shqipëri dhe nevoja urgjentë për shpalljen e kësaj zonë si zonë e mbrojtur.

Drejtori i PPNEA’së, Z. Aleksandër Trajçe, theksoi rëndësinë e rajonit Pukë-Mirditë dhe të llojit të rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje, rrëqebullit të Ballkanit duke e shoqëruar këtë edhe me shëmbuj dhe praktikat më të mira të ruajtjes dhe mbrojtjes të këtij lloji por edhe të zhvillimit të qëndrueshëm të zonës. Gjithashtu, nisur nga rëndësia e zonës, në nivel kombëtar e ndërkombëtrar, shprehu nevojën për kategorizimin e Munellës në listën e zonave të mbrojtura të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Blendi Klosi, përshëndeti iniciativën e ndërrmarë nga PPNEA dhe punën e bërë ndër vite si dhe mbështetjen e nismës nga institucionet e qeverisjes vendore e qendrore. Gjithashtu, theksoi rolin e rëndësishëm të banorëve vendas në ruajtjen dhe mbrojtjen e zonës dhe shprehu gadishmërinë për ti dhënë kësaj zonë një status si zonë e mbojtur.

Gjatë takimit banorët vendas dhanë komente e sugjerime të vlefshme në dobi të nismës.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale blendi klosi munalla zone e mbrojtur takimi per munallen blendi klosi munalla zone e mbrojtur takimi per munallen

Sondazh

Poll