Ekonomi

Rritet numri i divorceve në Vlorë, avokati Haluci: Shifra alarmante, shkak, varfëria  e prona

13 Mars 2019, 15:27 Nga DOSJA
Rritet numri i divorceve në Vlorë, avokati Haluci: Shifra alarmante,

VLORË- 554 kërkesa për zgjidhjen e martesës, ndër këto  351 kanë përfuduar duke u zgjidhur.

Shifra alarmante këto, sipas kreut të gjykatës së Vlorës Skënder Haluci, i referuar  vitit 2017, ku ka 130 kërkesa më shumë. Referuar grupmoshave, Haluci shprehet se janë kryesisht, moshat e reja, por çdo lloj moshe ka kërkesa për zgjidhjen e martesës.

Shkaqet që çojnë drejt prishjes së martesës, kanë qenë lojërat e fatit, varfëria apo edhe pijet alkoolike, çka kanë detyruar çiftet e reja drejt prishjes së martesës. Por sipas Halucit një problem i madh, është edhe çështja e pronave, çka janë në shifra të mëdha, janë rreth 7000 çështje. Ndër probleme civile, çështja e pronave është një dosje e madhe me një problematike të pazgjidhur. Kështu eshte shprehur Dosja.al kreu i gjykates së rrethit gjyqësor Vlorë, Skënder Haluci.

Sipas tij mosfunksionimi i agjensisë së trajtimit të pronave, pritet të shumëfishoje dosjet në gjykata shqiptare, teksa priten  6-7 mijë kërkesë padi për shkak të përfundimit të afatit të tyre nga agjensia e trajtimit të pronave. Sipas avokatit, qyteti i Vlorës, është qyteti, i cili ka problemet më të medha të pronave.

Shtimi i çëshjteve menjëherë do të përballet dhe me mungesa në kapacitetet  e togave të zeza ,kjo dhe për shkak të uljes së numrit të gyqtarëve, si pasojë e vetingiut

Kreu i gjykates se rrethit gjyqesor të Vlorës, pranon se pjesë e përgjegjësisë për kaosin e pronave  perveç administratës, janë dhe gjykatat që kanë shkaktuar zgjatje të  gjykimeve deri në 10 vite.

Duhet një vullnet shumë i fortë për të zgjidhur përfundimisht çështjen e pronave në vend”, ka përfunduar kreu i gjykatës, Skënder Haluci.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale rritet numri i divorceve skender haluci vlore rritet numri i divorceve skender haluci vlore

Sondazh

Poll