Aktualitet

"Karakteristikë kryesore ishte bashkëpunimi i tyre", prokurori Shehu: Secili nga grupet kriminale kishte një rol të caktuar, dy nga "kokat" drejtuese janë nga Vlora

Dy nga grupet organizonin trafikimin që nga Shqipëria për ta dërguar nga Spanja apo Holanda në Finlandë, një vepronte vetëm në Finlandë merrej vetem me sigurimin e drogës atje, blerjen dhe shitjen e tyre dhe një tjetër organizonte trafikimin e marijuanës nga Spanja në Finlandë me postë.

3 Qershor 2025, 13:06 Nga r.ll
"Karakteristikë kryesore ishte bashkëpunimi i tyre",
prokurori

TIRANË- Prokurori Alfred Shehu tha në konferencën e sotme për mediat se karakteristikë e grupeve kriminale të goditura ishte bashkëpunimi i tyre. Ai tha se secili grup kishte një rol të caktuar në këtë aktivitet kriminal. 

Sipas Shehut, dy nga grupet organizonin trafikimin që nga Shqipëria për ta dërguar nga Spanja apo Holanda në Finlandë, një vepronte vetëm në Finlandë merrej vetem me sigurimin e drogës atje, blerjen dhe shitjen e tyre dhe një tjetër organizonte trafikimin e marijuanës nga Spanja në Finlandë me postë.

I pyetur për krerët e këtyre grupeve kriminale, Shehu nuk dha informacione të zgjeruara, por tregoi se dy prej tyre ishin me origjinë nga Vlora.

Prokurori Alfred Shehu: Karakteristikë e këtyre grupeve ishte bashkëpunimi i tyre. Dy nga grupet organizonin trafikimin që nga Shqipëria për ta dërguar nga Spanja apo Holanda në Finlandë dhe po atje kishin rrjetin e shpërndarjes. Një grup tjetër vepronte vetëm në Finlandë merrej vetem me sigurimin e drogës atje, blerjen dhe shitjen e tyre. Një grup tjetër po me drejtues shqiptarë organizonte trafikimin e marijuanës nga Spanja në Finlandë me postë.

Përsa i përket krerëve të grupeve një pjesë e tyre kanë qenë të ndjekur në Finlandë por jo të evidentuar në Shqipëri. Dy nga krerët e grupeve kriminale janë nga Vlora. Pjesa tjetër ka qenë e përqendruar në zonën e Kuçovës dhe Beratit. Një pjesë e tyre me origjinë nga këto rrethe janë të vendosur në Tiranë.

alfred shehu spak

Sondazh

Poll