Aktualitet

VIDEO/ Aksident me dy të plagosur në Bulqizë

Të dy automjetet kishin vetëm drejtuesit të cilët janë plagosur si pasojë e përplasjes. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Bulqizës ku mësohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

3 Qershor 2025, 12:39 Nga I.A
VIDEO/ Aksident me dy të plagosur në Bulqizë
Pamjet

BULQIZË- Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën Bulqizë - Peshkopi në vendin e quajtur Vajkal. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë ku njëra ka përfunduar e shkatërruar jashtë rrugës.

Të dy automjetet kishin vetëm drejtuesit të cilët janë plagosur si pasojë e përplasjes. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Bulqizës ku mësohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Ky nuk është aksidenti i parë në këtë vend pasi vetëm pak javë më parë një mësuese u përplas për vdekje nga një automjet në lëvizje. Në këtë segment rrugor automjetet qarkullojnë me shpejtësi të lartë, ndërsa është kryqëzim i rrugës së Arbrit me rrugën e lagjes së vjetër të Bulqizës.

aksident ne bulqize

Sondazh

Poll