Aktualitet

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale, përgjegjës për trafikimin e disa lloje drogërash

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka marrë fjalën i pari në konferencë, ku tha se krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën.

3 Qershor 2025, 12:34 Nga r.ll
Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë
konferenca

TIRANË- Prokuroria e Posaçme dhe autoritetet finlandeze kanë zhvilluar sot një konferencë për mediat lidhur me operacionin e përbashkët antidrogë.

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka marrë fjalën i pari në konferencë, ku tha se krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën.

Dumani shtoi më tej se në kuadër të operacionit janë goditur disa grupe kriminale, që ishin përgjegjës për trafikimin e disa lloje drogërash. 

"Arritje për historinë e SPAK, pasi shënon krijimin e njësisë së parë hetimore mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze. Ky bashkëpunim është dëshmi e qartë se krimi ka shtrirë aktivitetin e tij edhe vendet nordike përfshirë Finlandën. Ky hetim është tregues i qartë i vlerësimit që autoritetet ligj zbatues nordike kanë dhënë strukturave tona të drejtësisë. Na kanë mundësuar të godasim disa grupe kriminal et ë trafikut të drogës, drogë sintetike, kokainë, marjuanë etj. Rezultat i një pune të gjatë", u shpreh Dumani. 

altin dumani spak

Sondazh

Poll