Aktualitet

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/ Prokurori Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Në një dalje për mediat, Kraja ka theksuar se hetimi për këtë grup kriminal ka vazhduar për 2 vite rresht.

3 Qershor 2025, 12:44 Nga I.A
Grupi kriminal i drogës në Finlandë/ Prokurori Kraja:
Prokuroret

TIRANË- Prokurori i SPAK Arben Kraja ka dhënë detaje nga operacioni kundër grupit kriminal të drejtuar nga shqiptarë në Finlandë. Në një dalje për mediat, Kraja ka theksuar se hetimi për këtë grup kriminal ka vazhduar për 2 vite rresht. Ndërkohë që ka theksuar se ky grup ka përfshirje kriminale nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës. 

“Ata kishin kontatuar shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal. Në kontakt me autoritetet finlandeze, u krijua një skuadër e përbashkët hetimore. Dy vjet rresht, punë e përbashkët dhe kemi ardhur në ditën e sotme. Nga ky hetim, kemi nxjerrë disa problematika, tregojnë shtrirjen dhe shpërndarrjen e krimit shqiptar jashtë Shqipërisë. Përfshirje nga Shqipëria drejt Finlandës, nga Spanja drejt Finlandës. Kemi arritur të kemi sukses, me metoda speciale të hetimit. Çështja konkrete, besimi i autoriteteve finlandeze, tregon se jemi në të njëjtin hap për të luftuar krimin e organizuar”, tha Kraja.

arben kraja

Sondazh

Poll