Aktualitet

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja e Holanda, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Ai bëri me dije se hetimet nisën dy vite më parë, ku u arrestuan 55 shtetas dhe u sekuestruan 300 kg lëndë narkotike. Zyrtari finlandez tha se droga trafikohej nga Spanja dhe Holanda.

3 Qershor 2025, 12:36 Nga r.ll
Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja e Holanda, aktiviteti kriminal
zyrtari finlandez

TIRANË- Drejtuesi i Byrosë së Hetimit në Finlandë ka mbajtur fjalën e tij në konferencë lidhur me operacionin antidrogës mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze.

Ai bëri me dije se hetimet nisën dy vite më parë, ku u arrestuan 55 shtetas dhe u sekuestruan 300 kg lëndë narkotike. Zyrtari finlandez tha se droga trafikohej nga Spanja dhe Holanda. Ai tha më tej se nga hetimi në Finlandë, rezultoi se drejtuesit kryesorë të aktivitetit kriminal ishin persona që vepronin nga Shqipëria.

Drejtuesi i Byrosë së Hetimit në Finlandë: Dua të përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion sot në mëngjes. Dua të përgëzoj SPAK për bashkëpunimin gjatë dy viteve të fundit. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë, u arrestuan 55 shtetas, u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike e trafikuar nga Spanja dhe Holanda. 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë, rreth 100 kg marihuanë dhe disa tableta lëndësh narkotike. Nga hetimi në Finlandë, rezultoi se drejtuesi kryesor ishin shtetas që vepronin nga Shqipëria.

operacion antidroge spak-finlande

Sondazh

Poll