Aktualitet

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë, vijon puna për kapjen e anëtarëve të tjerë të grupit

Sipas tij po vijon puna për kapjen e personave të tjerë. Deri më tani janë vënë në pranga 9 prej tyre.

3 Qershor 2025, 13:07 Nga N.F
Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të
Edmond Rizaj

TIRANË- Përfaqësuesi i Policisë së shtetit, Edmond Rizaj gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka dhënë detajë në lidhje me operacionin e sotëm ku janë vënë në pranga 9 persona. Ai thekson se për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë. 

Sipas tij po vijon puna për kapjen e personave të tjerë. Deri më tani janë vënë në pranga 9 prej tyre. Rizaj shton se janë gjetur prova të mjaftueshme, për hetimet pasuese në periudhën në vijim.

"Ky ishte një operacion i shkalle vështirësie mesatare, për ekzekutimin e 11 masave, janë mbi 110 punonjës policie, me një efektivitet goxha të mirë. Vazhdon puna për kapjen e personave të tjerë. Ka raste që krijohet perceptim i gabuar, që kur ne dalim në konferenca shtypi, kemi mbaruar punë, por jo. Janë gjetur prova të mjaftueshme, për hetimet pasuese në periudhën në vijim. Ju falenderojmë për besimin që keni pasur te ne," tha ai.

edmond rizaj

Sondazh

Poll