Art&Argëtim

Problemet s’kanë marrë fund edhe pas largimit nga Pallati Mbretëror, kanadezët nënshkruajnë petiocion që Princ Harry dh

24 Janar 2020, 08:04 Nga DOSJA
Problemet s’kanë marrë fund edhe pas largimit nga Pallati

KANADA– Meghan Markle dhe bashkëshorti i saj Princ Harry kanë bërë bujë ditët e fundit në të gjithë botën me largimin e tyre nga Pallatik Mbretëror.

Ata tashmë kanë hequr dorë nga titujt mbretëror dhe kanë nisur jetën e tyre të pavarur në Kanada sëbashku me djalin e tyre Archie.

Megjithatë ndonëse u duk sikur morën fund problemet e tyre me largimin nga Pallati  mbretëror, por tashmë u kanë nisur vërtet problemet.

80 mijë kanadezë kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që Princi Harry dhe Meghan Markle të paguajnë për kostot e tyre të sigurisë, pasi fatura e tyre  mund të kushtojë miliona dollarë.

“Kanadezët janë të kënaqur ta mirëpresin Dukën dhe Dukeshën në vendin e vet, por e kanë bërë të qartë se taksapaguesit atje nuk duhet të jenë të detyruar t`i mbështesin. Ato dëshirojnë që Duka dhe Dukesha e Sussex të jenë në gjendje të përmbushin ambicien e tyre për t’u bërë të pavarur financiarisht.”- ka thënë Aaron Wudrick, presidenti i Federatës Kanadeze të Tatimpaguesve.

Meqenëse çifti njoftoi se ata kanë hequr dorë nga detyrat zyrtare mbretërore dhe paratë publike, ata janë parë të jetojnë në një rezidencë private 20 milion dollarë në ishullin Victoria të Kanadasë.

Ndërkohë është parë që ata kanë akoma truproje edhe në këtë rezidencë luksoze ku jetojnë pa titujt mbretëror.

Burimi: independent 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kanadezet peticion per harry-n dhe meghan meghan markle princ harry largohet nga familja mbreterore kanadezet peticion per harry-n dhe meghan meghan markle princ harry largohet nga familja mbreterore

Sondazh

Poll