Art&Argëtim

Dy shqiptare në një skuadër, Dua Lipa dhe Bebe Rexha pjesë e spektaklit të madh amerikan (FOTO)

23 Janar 2020, 12:13 Nga DOSJA
Dy shqiptare në një skuadër, Dua Lipa dhe Bebe Rexha pjesë e

SHBA– Këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë bërë publik lajmin e bukur, se së shpejti do të jenë pjesë e një projekti të përbashkët. Dy shqiptaret do të përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në “The Voice” në Amerikë.

Bebe Rexha dhe Dua Lipa do të jenë ndihmë-trajnere të së njëjtës skuadër, dhe duket se miqësia mes dy këngëtareve, do të forcohet pas këtij kompeticioni.

Bebe dhe Dua, u përzgjodhën njëkohësisht, për të qenë pjesë e skuadrës “Blake”, gjatë edicionit që do të zhvillohet këtë vit në ‘The Voice of America”.

“Mirënjohëse që do të luaj rol në një pjesë të vogël të këtij rrugëtimi”– shkruan Dua Lipa në profilin e saj në rrjete sociale.

Ndërkohe edhe Bebe Rexha ka ndarë dy fjalë për këtë pjesmarrje: “Gjejeni çfarë? Do jem trajnere e The Voice këtë vit. Faleminderit që më përzgjodhët”.

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare, kanë një sukses të padiskutueshëm në tregun ndërkombëtarë, duke qenë shpesh pjesë e spektakleve të mëdha botërore.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha dua lipa këngëtaret me origjinë shqiptare the voice of america bebe rexha dua lipa këngëtaret me origjinë shqiptare the voice of america

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Janar 2020, 11:34

TIRANË– Moderatorja dhe ish-miss, Hygerta Sako e ftuar në “Soiree”, bashkë me shumë kolegë të saj durrsakë, ka folur për vendlindjen. Ndr...