Art&Argëtim

Jessica Simpson rrëfen se ishte abuzuar seksualisht: Isha 6 vjeç, u tregova prindërve kur ishim në makinë

23 Janar 2020, 20:26 Nga DOSJA
Jessica Simpson rrëfen se ishte abuzuar seksualisht: Isha 6 vjeç, u

SHBA– Këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson ka zbuluar historinë se si ishte abuzuar seksualisht që në fëmijëri. Në librin e autobiografisë së saj “Open Book”, 39-vjeçarja tregoi detaje duke u shprehur se për vite me radhë kishte marrë medikamente për t’u përballur me traumën.

Abuzimi ndaj saj, filloi kur ajo ishte gjashtë vjeç, natën që ajo ndau një shtrat me vajzën e një shoku të familjes së saj.

“E gjitha filloi me prekjen e shpinës, dhe pastaj do të ndodhte diçka që ishte shumë e turpshme. Doja t’iu tregoja prindërve. Kam qenë viktimë, por u ndjeva fajtore,” – zbuloi Jessica.

Gjashtë vjet më vonë, ajo mori guximin t’u tregojë prindërve të saj teksa ishin duke udhëtuar me makinë. Sipas saj, nëna kishte qëlluar babain në krah dhe i kishte thënë: Të thashë se po ndodhte diçka.

“Por babai i mbajti sytë në rrugë dhe nuk tha asgjë. Që prej atëherë nuk kemi qëndruar në shtëpinë e miqve dhe nuk u kemi treguar për rrëfimet e mia.

Tani këngëtarja është martuar me ish-futbollistin amerikan të futbollit Eric Johnson, me të cilin ka tre fëmijë. Ylli i ekranit amerikan, tregoi se ishte përfshirë në terapi intensive për të ndjerë e tejkaluar traumën, që sipas saj ishte një udhëtim emocional tejet i vështirë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz jessica simpson jessica simpson

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Janar 2020, 11:34

TIRANË– Moderatorja dhe ish-miss, Hygerta Sako e ftuar në “Soiree”, bashkë me shumë kolegë të saj durrsakë, ka folur për vendlindjen. Ndr...