Art&Argëtim

“Monger” vjen në Tiranë, baleti i koreografit izrelito-amerikan do të shfaqet për publikun shqiptar në Ar Turbina më 3

23 Janar 2020, 13:22 Nga DOSJA
“Monger” vjen në Tiranë, baleti i koreografit

TIRANË– Baleti “Monger” i koreografit të famshëm izrelito-amerikan Barak Marshall do të shfaqet mbrëmjen 3 shkurtit në sallën e vogël të arTurbinës në Tiranë me balerinët shqiptarë të Teatrin Kombëtar të Operas dhe  Baletit. E cilësuar nga kritika si “një krijim i shkëlqyer, inteligjent, dhe me humor”, kjo shfaqje baleti është përshtatur, edhe në Shqipëri, si në cilindo vend të globit ku është vendosur.

Gjuha e trupit është e veçantë; një dancë teatër ku ndërthuret shumë bukur dhe fjala, element jo i zakonshëm në shfaqjet e baletit. Ky balet kompleks, me situata shumë reale fton publikun, jo vetëm për një shfaqje artistike, por edhe për një përballje me veten dhe raportet me mjedisin ku ushtrojmë aktivitetin çdo ditë.”Mongeri” do të prezantohet në skenë nga balerinët e TKOB-it, Rovena Shqevi, Ledia Sulaj, Lori Bala, Livia Laro, Fjoralba Zëre, Dion Gjinika, Anxhelo Muçollari, Kristi Dushmani, Beni Skura, Julid Dervishi e Andi Vrapi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture ar turbina baleti monger barak marshall tirane ar turbina baleti monger barak marshall tirane

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Janar 2020, 11:34

TIRANË– Moderatorja dhe ish-miss, Hygerta Sako e ftuar në “Soiree”, bashkë me shumë kolegë të saj durrsakë, ka folur për vendlindjen. Ndr...