Art&Argëtim

“Është e ndyrë…” deklarata e fortë e babait të Meghan: E tradhtonte burrin e parë

23 Janar 2020, 13:50 Nga DOSJA
“Është e ndyrë…” deklarata e fortë e

BRITANI  E MADHE- Babai i Meghan Markle ka tronditur Britaninë, por jo vetëm me  rrëfimin për vajzën e tij, Megahn Markle, dukesha e cila u largua nga Pallati Mbretëror së bashku me bashkëshortin e saj Princin Harry dhe djalin e tyre.

Teksa i ati i Markle, Thomas ka dhënë një intervistë për median britanike, ai ka treguar se vajza e tij  dhe Princ Harry  kanë bërë një lëvizje të tillë kaq të bujshme për shkak se duan të përfitojnë para prej familjes mbretërore.

Sipas mediave të huaja i ati i Meghan, Thomas Markle, ka bërë marrëveshje për një dokumentar në të cilin do të jenë të gjitha skandalet e saj. Kjo është parë tashmë që babë e bijë nuk kanë aspak raporte të mira.

“Qëkur ishte e vogël ajo dëshironte të bëhej një princeshë, dhe ajo e mori atë, dhe tani. . . duket sikur ajo po ia del. Me sa duket 3 milionë dollarë dhe një shtëpi me 26 dhoma gjumi nuk janë të mjaftueshme për ta. Është e turpshmë për mua. Unë do të mbroj veten time dhe do të paguhem për të. Nuk më intereson. Në këtë pikë ata më kanë borxh. Mbretërorët më kanë borxh. Harry më ka borxh. Meghan më ka borxh. Për atë që kam kaluar, unë duhet të shpërblehem. Unë nuk mund ta shoh atë duke mu afruar, veçanërisht tani. Unë mendoj se të dy po kthehen në shpirtra të humbur në këtë pikë. Nuk e di se çfarë ata po kërkojnë. Unë nuk mendoj se ata e dinë atë që kërkojnë. Për të meshkujt janë thjeshtë shkallë drejt famës. E tradhtonte burrin e parë fshehurazi. Është e ndyrë… më vjen turp”.– ka deklaruar ai.

Prince Harry dhe Meghan Markle u martuan më 19 maj të 2018-s dhe janë prindër të një djali. Vetë Markle ka pasur shumë herë përplasje me Mbretëreshën dhe me familjen e saj.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz babai i meghan markle princ harry largohet nga familja mbreterore thomas markle babai i meghan markle princ harry largohet nga familja mbreterore thomas markle

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Janar 2020, 11:34

TIRANË– Moderatorja dhe ish-miss, Hygerta Sako e ftuar në “Soiree”, bashkë me shumë kolegë të saj durrsakë, ka folur për vendlindjen. Ndr...