Art&Argëtim

Nuk është Elvana ajo që do të përfaqësojë San Marinon në Eurovizion, zbulohet emri i këngëtares shqiptare që do të k

23 Janar 2020, 14:24 Nga DOSJA
Nuk është Elvana ajo që do të përfaqësojë San

TIRANË- Emri i Elvana Gjatës qarkulloi ditën e djeshme si artistja shqiptare që do të përfaqësonte një shtet tjetër në garën e madhe e të Eurovizionit.

Lajmi se këngëtarja shqiptare do të do të konkuronte për mikroshtetin San Marinon, brenda Italisë ngjalli shumë debat jo vetëm nga fansat e saj por u bë kryefjala e mediave rozë.

Por ditën e sotme një burim i afërt i këngëtares ka zbuluar se ky lajm që çuditi të gjithë nuk është i vërtetë.

Por tashmë pasi qarkulloi kaq gjatë e bëri bujë emri i Elvanës është mësuar se një tjetër këngëtare mendohet se do të përfaqësojë San Marinon në Eurovizion.

Në faqen zyrtare të Instagramit të “Eurobooth” është deklaruar se shqiptarja, Inisi Neziri do të përfaqsojë San Marinon.

Ndërkohë lidhur me këtë lajm Inisi ka reaguar duke lënë sërish në dyshime vërtetësinë e këtij lajmi. Kur ajo është pyetur nëse do të jetë në Eurovizion për të përfaqësuar San Marinon, ka dërguar vetëm një emoji konfuzues, duke krijuar sërish dyshime. Ndonëse edhe lajmi për Inisin mund të rezultojë i njëjtë si ai për Elvanën.

Rreth një muaj më parë u mbajt Festivali i Radio Televizionit Shqiptar dhe Elvana Gjata ishte një nga pretendetet kryesore për të fituar çmimin e madh. Por, fituese për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2020, doli Arilena Ara, dhe Elvana Gjata e shfaqi hapur zhgënjimin.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata elvana san marino eurosong 2020 elvana gjata elvana san marino eurosong 2020

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Janar 2020, 11:34

TIRANË– Moderatorja dhe ish-miss, Hygerta Sako e ftuar në “Soiree”, bashkë me shumë kolegë të saj durrsakë, ka folur për vendlindjen. Ndr...