Politike

"Berisha mund ta drejtojë këtë gjë, por jo si lider!" Açka: Duhet frymë për të kthyer besueshmërinë, mos të fshihemi pas gishtit

Açka shpreh shqetësimin për mungesën e veprimit dhe vonesën në organizimin e strukturave drejtuese brenda Partisë Demokratike, që pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

2 Qershor 2025, 15:43 Nga M.B
"Berisha mund ta drejtojë këtë gjë, por jo si
Flutura Açka

TIRANA- Deputetja Flutura Açka thotë se se zgjedhjet janë njohur tashmë nga komuniteti ndërkombëtar, duke përmendur reagimin e ambasadës amerikane dhe kancelarive më të mëdha evropiane. Në një intervistë për News24 Açka shpreh shqetësimin për mungesën e veprimit dhe vonesën në organizimin e strukturave drejtuese brenda Partisë Demokratike, që pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Ajo sugjeron një zgjidhje për situatën duke thënë se partia të dalë në atë revolucionin që kanë, sipas saj, tre vjet që bërtasin nëpër ekrane. Deputetja propozon që Berisha të marrë rolin e udhëheqësit jo si lider partie, por si pjesë e një grupi senatorësh brenda partisë, duke përfshirë figura me përvojë të gjatë politike.

"Nuk e di pse vonohen, që nuk ka asnjë mbledhje, qoftë të kryesisë, qoftë të këshillit kombëtar. Nuk shoh asnjë lëvizje. Jemi në një lloj qetësie. A është kjo një përligjje e të nesërmes dhe në shtator do të hyjmë në parlament sikur nuk ka ndodhur asgjë? Këtë nuk e di. Zgjedhjet janë njohur, është një fakt i mbyllur, mos të fshihemi pas gishtit. Janë njohur, sic u pa edhe nga ai reagimi i ambasadës amerikane. Kancelaritë më të mëdha të Evropës janë shprehur, cfarë presim ne, pse fshihemi pas gishtit?! Kjo është një gje e kryer. Se çfarë do të vazhdojmë ne në aksionin politik është një gje tjetër. Po duhet të ndalemi tek gjëja e parë. Nuk i pranojnë zgjedhjet?!

Mos hyni në shtator në Parlament dhe hajde Partia të dalë në atë revolucionin që kemi tre vjet që bërtasim nëpër ekrane. Çfarë do të ishte, në sugjerimin tim fare modest dhe Berisha mund ta drejtojë këtë gjë, por jo si lider, por si pjesë e një klubi senatorësh të partisë. Ku janë këta njerëz që kanë qenë ministra e deputetë për 34 vite?! A kanë këta një fjalë për PD sot, apo të gjithë këta do të jenë korrekt me zotin Berisha?!. Këta duhet tia thonë në sy, zoti Berisha kështu nuk shkojmë dot, nuk ecim dot. Këta njerëz duhet ta japin cdo ditë, të shpjegojnë si ta zgjidhim këtë çështjen e Partisë Demokratike.

Çfarë do të bëjmë ne? Si do ta sjellim këtë frymë, që të na kthehet besueshmëria e shqiptarëve dhe ne të jemi të qetë që fryma jonë do na sjellë në pushtet dhe jo rrotacioni. Ne kemi nevojë për frymë. Ne hymë më frymë disfatiste dhe tani po bëjmë frymë oportuniste, për të dhënë që na i kanë vjedhur.

Pakti i 27 korrikut 2024 i dha zotit Rama, të paktën nga këto 10 deputetë bishtrat e fundit të qarqeve, 7 i mori PS, 3 i mori PD. Që të dy grabitën votat e tjetër kujt. Që këtu nisi prapështia. Gjëja e parë që duhet të bëjë Parlamenti i ri është të ndryshojë kodin zgjedhor. Të bëjë një kod që nuk ka nevojë të riparohet. Të mendoni që komisionin e reformës zgjedhore e shkatërruam ne vetë. Çështja është se u bënë disa gabime fatale", tha Açka.

flutura acka

Sondazh

Poll