Politike

Kërkoi përjashtimin e Ilir Rusmailit, rrëzohet kërkesa e Logut në KAS

Logu tha se Rusmaili është në konflikt interesi në shqyrtimin e kërkesave të PD në lidhje me ankimimet për rezultatet e zgjedhjeve në disa qarqe, pasi është këshilltar i Presidentit Bajram Begaj.

2 Qershor 2025, 13:53 Nga r.ll
Kërkoi përjashtimin e Ilir Rusmailit, rrëzohet kërkesa e
marash logu

TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit ligjor të PD-së, Marash Logut, i cili kërkoi përjashtimin e anëtarit Ilir Rusmaili nga trupa që shqyrton ankesat e PD-së.

Logu tha se Rusmaili është në konflikt interesi në shqyrtimin e kërkesave të PD në lidhje me ankimimet për rezultatet e zgjedhjeve në disa qarqe, pasi është këshilltar i Presidentit Bajram Begaj.

“Ky anëtar, sipas dokumentit, për shkak të funksionit zyrtar që mban pranë Presidentit të Republikës, si dhe vendimmarrjeve të ndërmjetme lidhur me ankimet tona të mëparshme, ashtu edhe fjalëve edhe shprehjeve që ka përdorur në raport me përfaqësuesin ligjor të ankuesit, vlerësojmë se është në kushte njëanshmërie dhe si i tillë duhet të përjashtohet nga shqyrtimi i kërkesë ankimore, objekt shqyrtimi ne këtë procedurë administrative.”, thuhej në shkresën zyrtare të PD-së drejtuar KAS.

Kërkoi përjashtimin e Ilir Rusmailit, rrëzohet kërkesa eKërkoi përjashtimin e Ilir Rusmailit, rrëzohet kërkesa eKërkoi përjashtimin e Ilir Rusmailit, rrëzohet kërkesa eKërkoi përjashtimin e Ilir Rusmailit, rrëzohet kërkesa e

marash logu

Sondazh

Poll