2 Qershor 2025, 14:41
Nga r.ll
hasani, christodoulides
QIPRO– Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Qipros, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shtetit qipriot. Në takimin me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, Ministri Hasani theksoi se të dy vendet vlerësojnë marrëdhëniet miqësore dhe të konsoliduara mes tyre.
“Është koha për t'i dhënë një shtysë të re dialogut politik ndërmjet Shqipërisë dhe Qipros, dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha si turizmi, energjia, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, arsimi, farmaceutika dhe ndërtimi,” – deklaroi ai.
Ministri Hasani u prit gjithashtu nga homologu i tij, Ministri i Jashtëm i Qipros, Costantinos Kombos. Ata patën një diskutim të thelluar mbi zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë. Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e Qipros për integrimin evropian të Shqipërisë.
“Shqipëria e konsideron Qipron një partner të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Presim me interes bashkëpunimin e ngushtë gjatë Presidencës së Qipros në Këshillin e BE-së në vitin 2026.” – shtoi ai.
Të dy ministrat shprehën interes për krijimin e një linje ajrore direkte mes dy vendeve, që do të nxisë ndjeshëm shkëmbimet turistike dhe lidhjet mes qytetarëve. Gjithashtu, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Akademive Diplomatike të të dy vendeve për bashkëpunim në trajnimin diplomatik, me qëllim forcimin e aftësive profesionale dhe shkëmbimin institucional midis shërbimeve diplomatike.
Gjatë vizitës në Qipro, Ministri Hasani u takua gjithashtu me Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Annita Demetriu; si dhe Zëvendësministren e Jashtme, Marilena Raouna, e cila do të drejtojë përgatitjet teknike për Presidencën e Qipros në BE në vitin 2026. Diskutimet u përqendruan në zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë dhe rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.
igli hasani nikos christodoulides
Politike
2 Qershor 2025, 14:29
r.ll
foto nga seanca
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve po zhvillon sot seancën ku do të shqyrtohet ankimi i Partisë Demokratike p...
Politike
2 Qershor 2025, 14:27
N.F
Anouar El Anouni
BRUKSEL- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të ketë ...
Politike
2 Qershor 2025, 14:08
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Çës...
Politike
2 Qershor 2025, 13:54
N.F
Maho
TIRANË- Gazetari Armand Maho gjatë fjalës së tij në konferencë më kreun e PD-së , Sali Berihsa ka publiku...
Politike
2 Qershor 2025, 13:53
r.ll
marash logu
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit ligjor të PD-së, Maras...
Politike
2 Qershor 2025, 13:16
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së në konferencën e sotme për mediat tha se korrupsioni me fondet e IPARD është ...
Politike
2 Qershor 2025, 13:04
N.F
Zhupa
TIRANË- Kryetarja e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gj...
Politike
2 Qershor 2025, 13:02
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat u shpreh se j...
Politike
2 Qershor 2025, 12:55
I.A
Ami Kozeli
TIRANË- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese ka miratuar ditënn e sotme marrëveshjen e financimit me Komisionin Evropia...
Politike
2 Qershor 2025, 12:47
Dosja.al
Gent Gazheli
TIRANË- Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të vend...