Politike

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit! Nuk ka pasur tender për to

Sipas tij në vendin tonë janë miratuar 29.400 hektarë dhe kanë dalë me lista nëpër duar duke përcaktuar vendet përkatëse.

2 Qershor 2025, 13:02 Nga N.F
Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat u shpreh se janë dhën disa licenca teksa theksoi se ato janë marrë persona të lidhur me drogën dhe kryeministrin Edi Rama. Berisha shtoi se nuk janë marrë me emra konkretë por shtoi se nuk ka pasur tender për marrjen e licensës.

Gazetari Armand Maho më tej theksoi se prapa kësaj mund të qëndrojnë gjithmonë grupet kriminale, që përcaktojnë zonat se ku kanabisi ka THC-në më të lartë. Sipas tij kjo procedurë është ndjekur edhe në Kanada ose vende të tjera ku bëhet licenca transparente dhe përcaktohet zona e parcelës ku duhet të mbjellësh kanabisin.

Sipas tij në vendin tonë janë miratuar 29.400 hektarë dhe kanë dalë me lista nëpër duar duke përcaktuar vendet përkatëse. Berisha shtoi se problemi është se mbillen 1 miliard e 300 mijë rrënjë. Sipas tij tani janë sofistikuar farnat pasi ato 45-ditore dhe e mbjellin 2-3 herë brenda vitit. A theksoi se këto janë plantacione të partisë së krimit.

berisha

Sondazh

Poll