Kontrabanda në Dogana/ Si përjashtohet Gent Gazheli sa herë që vartësit i kapen në vjedhje flagrante
Gent Gazheli TIRANË- Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të vend...
Në fjalën e tij, Kozeli deklaroi se ky program përfshin 4 fusha kryesore të veprimit që janë energjia e rinovueshme, infrastruktura për automjetet elektrike, eficienca e energjisë në sektorin e ujit si dhe përmirësimi i kapaciteteve institucionale.
TIRANË- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese ka miratuar ditënn e sotme marrëveshjen e financimit me Komisionin Evropian për programin operacional shumëvjeçar në fushën e energjisë. Kjo marrëveshje do të zbatohet për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).
Në fjalën e tij para Komisionit zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ami Kozeli ka theksuar rëndësinë e këtij programi. Në fjalën e tij, Kozeli deklaroi se ky program përfshin 4 fusha kryesore të veprimit që janë energjia e rinovueshme, infrastruktura për automjetet elektrike, eficienca e energjisë në sektorin e ujit si dhe përmirësimi i kapaciteteve institucionale.
"Fusha e parë është energjia e rinovueshme dhe eficienca e energjisë, ku synohet përmirësimi i eficiencës së energjisë në ndërtesat publike të 4 bashkive të përzgjedhura, zhvillimi i burimeve të rinovueshme dhe ulja e emetimeve të gazrave serë. Programi do të përfshijë instalimin e paneleve fotovoltaike, kolektorëve diellorë, dhe sisteme të tjera alternative të energjisë, duke mbështetur rreth 8,000 familje me skema grantesh.
Fusha e dytë është infrastruktura për automjetet elektrike, ku synohet ulja e emetimeve të karbonit dhe përafrimi i legjislacionit me atë të BE. Parashikohet instalimi i 130 stacioneve të karikimit të shpejtë në akset kryesore të vendit, si dhe forcimi i kapaciteteve të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë.
Fusha e tretë lidhet me eficiencën e energjisë në sektorin e ujit, ku objektivi është përmirësimi i sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, përmes instalimit të paneleve fotovoltaike me kapacitet deri në 15 megavat dhe asistencës teknike për stafin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe ndërmarrjeve vendore.
Fusha e katërt synon përmirësimin e kapaciteteve institucionale, duke ofruar asistencë teknike për përgatitjen e dokumenteve të projekteve dhe ngritjen e kapaciteteve administrative për menaxhimin dhe monitorimin efektiv të programit. Ky program, me një vlerë totale prej 79 milionë euro, përfshin një donacion prej 50 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe 29 milionë euro bashkëfinancim nga qeveria shqiptare”, tha Kozeli.
Gent Gazheli TIRANË- Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të vend...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e sotme u pyet nga gazetarët, nëse e kishte ndjekur final...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se në vitin elektoral janë përcaktuar të mbillen të paktën...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë për mediat nga selia blu. Berisha u shpreh gjat&...
Prokuroria e Elbasanit ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin, pas skandalit me fletët e votimit në fshatin Pekisht në Peqin, ku P...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka njoftuar se ka dhënë dorëhe...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj në hapje të Forumit Ndërkombëtar pë...
Jamarber Malltezi Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka nxjerr pjesa nga dosja e vettingut ...
foto ilustruese TIRANË- Elsa Ulliri është caktuar nga shorti elektronik si kryesuesja e trupës gjykuese që do të gjykoj&...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka nisur punën ditën e sotme pas ndërprerjes për zgjedhjet e 11 majit. Në...