Bota

24 Janar 2020, 07:41 Nga DOSJA

Tiranë- Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu mbrëmjen e djeshme janë përfshirë në një debat për çështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Baton Haxhiu ka deklarua se asnjëherë nuk ka diskutuar me askënd për shkëmbim territoresh me Serbinë. Kjo deklaratë e tij nuk u besua nga Ramush Haradinaj, i cili i tha se për këtë ide Haxhiu ka lobuar shumë në Kosovë.

Në një moment Haxhiu i thotë Haradinaj se i ka çuar edhe Ramën në shtëpi për t’u pajtuar, kur këta të fundit nuk kanë pasur marrëdhënie të mira pas deklarimeve për shkëmbim territoresh.

Debati: 

Haradinaj: Dy vetë, katër vetë, pesë vetë, ka plot njerëz që kanë qenë në kshtu tavolinash, ku është provuar për të na bindur se shkëmbimi i territoreve… e të tjera e të tjera

Rakipllari: Ka qenë edhe batoni në këtë mes.

Haradinaj: Ky ka qenë më aktivi

Baton Haxhiu: E para e punës le të ma gjejë dikush që unë apo zoti Rama ka vendosur një dokument në tavolinë, një hartë, një shpjetim përveç interpretimit se  kemi pasur në dorë, atëherë unë jap përgjegjësi publike para gjithsecilit  dhe para kryeministrit tim.

Haradinaj: Pyetja për ty Baton është: Ju keni qenë i angazhuar në idenë për shkëmbimin e terriotoreve Kosovë- Serbi apo jo?

Baton Haxhiu: Kurrë, a kam biseduar për korrigjimin? Po kam biseduar edhe me ty. E kemi biseduar në tavolinë dhe e dini se çfarë kemi biseduar. (Haradinaj qesh). Edhe kur nuk i keni pasur marrdhëniet jo të mira me Edi Ramën për shkak të deklarimit, ta kam sjellë në shtëpi zotin Rama për t’ju pajtuar.  Me akuzuar në gazetar për këtë, nuk kam takuar asnjë ndërkombëtar. Më thuaj një të vetëm, unë mbaj përgjegjësi publike.

Haradinaj: Tani po të dëgjojnë njerëzit në Kosovës, 100 ata që ke lobuar sa e mirë është ideja për shkëmbimin e terrotoreve.

Pak javë më parë Edi Rama paditi homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni baton haxhiu rama padit haradinajn ramush haradinaj baton haxhiu rama padit haradinajn ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2020, 07:17

Lufta e re e Ftohtë teknologjike Kinë-SHBA

SHBA– 5G, mikroqarqe, inteligjencë artificiale. Kina dhe SHBA mund të kenë nënshkruar një armëpushim tregtar, por rivaliteti i tyre teknologjik nuk është &ccedi...