Bota

Pamjet magjepsëse! Fenomen i rralle ne Alpet zvicerane, dielli dhe akulli krijojnë imazhin mahnitës (FOTO)

23 Janar 2020, 20:48 Nga DOSJA
Pamjet magjepsëse! Fenomen i rralle ne Alpet zvicerane, dielli dhe akulli

ZVICËR– Një fotograf ka kapur një imazh të jashtëzakonshëm mbi Alpet Zviceriane, ku duket aureolë akulli. Fotografi zvicerian Michael Schneider në një mëngjes nëntori ishte duke bërë ski, kur mjegulla u pastrua dhe në qiell u zbulua dielli i rrethuar nga dy unaza që janë formuar për shkak të kristaleve të akullit që janë ngrirë në ajër.

Unazat e akullit ishin pak të zbehta në fillim, por u bënë gjithmonë e më rrezatuese. Imazhi u formua i plotë teksa dielli dhe mali i Hörnligrat u përshtatën nga një rreth i plotë.

Ndërsa fotografi pas fiksimit të imazheve tregon se ai e dinte se duhej ta dokumentonte këtë moment duke u shprehur: “Menjëherë e kuptova se aureola u krijua si pasojë e dritës së diellit. Fillimisht ishte shumë e zbehtë, por më pas u qartësua tej mase. U magjepsa nga dy unazat që u krijuan rreth diellit dhe refleksionit të dritës.Ishte thjeshtë mahnitëse.”-u shpreh fotografi

Fotografi arriti ta dokumentonte fenomenin e rrallë, por nga shkenca shpjegohet si fenomen optik që krijohet si pasojë e bashkëpunimit të një sërë elementesh.

Marrë nga: Unilad

(D.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alpet zviceriane fotografi zvicerian michael schneider unazat e akullit alpet zviceriane fotografi zvicerian michael schneider unazat e akullit

Sondazh

Poll