Bota

Linja ajrore Kosovë-Serbi/ Flet Haradinaj: Nuk kemi vënë asnjë taksë për qarkullimin e njerëzve

24 Janar 2020, 06:58 Nga DOSJA
Linja ajrore Kosovë-Serbi/ Flet Haradinaj: Nuk kemi vënë

Tiranë- Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur së fundmi për linjën ajërore Kosovë-Serbi.  Në emisionin “Open” në Top Channel, Haradinaj është shprehur në marrëveshjen për këtë linjë ajrore nuk është vënë asnjë taksë për qarkullimin e njerëzve.

“Ne kemi qindra mijëra qytetarë të Kosovës që kalojnë nëpër Serbi me makina. Më së shumti shfrytëzohet si korridor për Evrpën, diasporën Serbia. Kemi një marrëveshje për udhëtim nëpër Serbi, e 2013-tës, është e pak e vështirë për qytetarët tonë, por ata nga zori duhet ta shfrytëzojnë se është rrugë më e shkurtër. Kësaj i është shtuar edhe një hapësirë ajrore. Hapësirën tonë ajrore Kosova ende nuk e ka në pasqyrim. E vetmja çështje që na ka ngelur pa marrë ne është hapësira ajrore. Nuk ka mbetur asgjë tjetër. NATO an sigurion që nuk do kemi sulme ajrore nga ajëri. Si ka mundësi që Kosova t’i vejë taksë Lufthansës? Agjencisë ajrore gjermane nuk i kemi nxjerrë taksë nga asnjë destinacion. Nuk ka të bëjë me taksën 100%. Nuk mund t’ju nxjerim taksë njerëzve tonë, se ata do të udhëtojnë. Është në interes së Kosovës kjo marrëveshje. Nuk kemi vënë taksë për qarkullimin e njerëzve.”, u shpreh ai

Disa ditë më parë u nënshkrua marrëveshja për linjën ajërore Prishtinë-Beograd, në ambasadën e SHBA-së në Berlin, nga sekretari shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë Milun Trivunaç, dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.  Të dy udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës,  Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në largim Ramush Haradanaj e mirëpritën nënshkrimin e marrëveshjes në Berlin. Fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas në të ardhmën do të realizohen nga kompania gjermane Lufthansa.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni linja ajrore kosove serbi ramush haradinaj linja ajrore kosove serbi ramush haradinaj

Sondazh

Poll