Bota

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, lirohet nga paraburgimi anëtari i Nismës Haxhi Hoti

24 Janar 2020, 07:29 Nga DOSJA
Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, lirohet nga paraburgimi

KOSOVË- Lirohet nga paraburgimi Haxhi Hoti, i akuzuar për kërcënimin që ia bëri muajin e kaluar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Lajmi është bërë me dije nga avokati i tij, Rasim Hoti. Në një postim në Facebook, Rasimi, që është edhe vëlla i Haxhiut, ka thënë se ky vendim është i drejtë.

“I drejtë dhe i bazuar në ligj vendimi i datës 23.01.2020, me të cilin i është ndërprerë masa e paraburgimit të mbrojturit tim Haxhi Hoti”, shkruan Rasim Hoti në Facebook.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është paraqitur dje në Prokurorinë e Prishtinës, lidhur me kërcënimin që iu bë disa ditë më parë nga anëtari i Nismës për Kosovës, Haxhi Hoti.

Kjo u bë e ditur anëtari i VV-së, Berat Ganiqi, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Sot, së bashku me kryetarin e Lëvizjes, Albin Kurti, ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit. Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, ka shkruar Ganiqi.

Disa ditë më parë anëtari i NISMËS kércénoi me jetë Albin Kurtin. Ish-kandidati për deputet i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti ishte arrestuar më 28 dhjetor 2019 nga Policia e Kosovës. Disa ditë më parë, me anë të një statusi në “Facebook” Haxhi Hoti kërcënonte kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, duke i kërkuar që të largohej nga vendi ose ndryshe do të vritej. Më pas, sërish më një postim Hoti tha se nuk kishte kërcënuar askënd, por kishte pasur një gabim teknik. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i LVV, të cilët kallëzuan penalisht Hotin, që më pas u arrestua menjëherë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin k albin kurti haxhi hoti kercenohet albin kurti albin k albin kurti haxhi hoti kercenohet albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2020, 07:17

Lufta e re e Ftohtë teknologjike Kinë-SHBA

SHBA– 5G, mikroqarqe, inteligjencë artificiale. Kina dhe SHBA mund të kenë nënshkruar një armëpushim tregtar, por rivaliteti i tyre teknologjik nuk është &ccedi...