Bota

“A pranoni një koalicion me LDK-në?”/ Si përgjigjet Ramush Haradinaj për krijimin e qeverisë së re në Kosovë

24 Janar 2020, 06:20 Nga DOSJA
“A pranoni një koalicion me LDK-në?”/ Si përgjigjet

Tiranë- Ramush Haradinaj hodhi akuza të forta ndaj liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti duke thënë që është e padrejtë të mos krijohej qeveria sepse nuk respektohet vota e qytetarit.

Albin Kurti ka edhe 8-9 ditë për të bërë qeverinë, dhe nqs nuk formon qeverinë mandatari i kalon LDK-së. “A do bëheshit pjesë e një koalicioni me LDK-në?”– e pyeti Robert Rakipllari. Në qoftë se do të kemi një ftesë nga LDK-ja unë do i përgjigjem pozitivisht ftesës përtë biseduar. Por duhet thënë se ka gjasa që qeveria të formohet. Vetëvendosja dhe LDK-ja e kanë shumicën dhe mund ta formojnë qeverinë- tha Haradinaj.

Kryeministri në detyrë u pye edhe për mundësinë e një PAN-i të dytë, ku tha se kjo nuk mund të ndodhë më. Në qoftë se PAN-i do kishte hy në zgjedhje do kishte fituar. Nuk ka mundësi për një PAN të dytë- tha Haradinaj.

Marrë nga Open

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni qeveria e re ne kosove ramush haradinaj qeveria e re ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll