Bota

“Macron kërkoi falje”, Franca përgënjeshtron deklaratën e policisë izraelite: S’ka ndodhur një gjë e tillë

23 Janar 2020, 20:14 Nga DOSJA
“Macron kërkoi falje”, Franca përgënjeshtron

FRANË– Franca ka përgënjeshtruar sot deklaratën e policisë izraelite se presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkoi falje për tensionin e shënuar me policinë izraelite gjatë vizitës së tij në kishën Saint Anne, e cila konsiderohet si territor francez. Sot media izraelite, shkroi se presidenti i Francës nuk ka kërkuar falje lidhur me tensionin në hyrjen e kishës Saint Anne.

Sipas lajmeve në shtypin lokal, u bë e ditur se mes policisë izraelite dhe Macron u përjetuan tensione pasi ai tentoi të hyjë në kishën Saint Anne e cila konsiderohet si territor i Francës. Por pas akzuave nga Policia izraelite, ka ardhur një reagim dhe nga Franca duke thënë se “nuk bëhet fjalë që presidenca të kërkojë falje nga forcat izraelite të sigurisë”.

Edhe ish-presidenti francez, Jacques Chirac, ka përjetuar një debat me policinë izraelite. Një tension i ngjashëm me atë të Macron-it dhe policisë izraelite është përjetuar edhe me ish-presidentin e Francës, Jacques Chirac, gjatë vizitës së tij në Kudsin Lindor në vitin 1996.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emanuel macron macron sherr me policet izraelite emanuel macron macron sherr me policet izraelite

Sondazh

Poll