Politike

Vettingu për Irena Gjokën, Malltezi: Dështim total i çdo zyre shteti, PP 15 muaj pa vendim

Malltezi ka shtuar se ka dështuar çdo zyrë shteti, kur vettingu ka pranuar një kontratë mes burrit të Irena Gjokës dhe vëllezërve të saj.

2 Qershor 2025, 11:46 Nga I.A
Vettingu për Irena Gjokën, Malltezi: Dështim total i çdo
Jamarber Malltezi

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka nxjerr pjesa nga dosja e vettingut të gjyqtares Irena Gjoka. Duke publikuar foto të dokumenteve, Malltezi thekson se ka shkelje flagrante te ligjit. Malltezi ka shtuar se ka dështuar çdo zyrë shteti, kur vettingu ka pranuar një kontratë mes burrit të Irena Gjokës dhe vëllezërve të saj. Por ajo që shihet është se kontrata hartohet ne pajtim me nenet 801-825 të Kodit Civil. Por në atë vit, Kodi Civil ka pasur vetëm 254 nene.  

Postimi i Plotë:

Deshtim total i cdo zyre shteti: vetingu qe legalizon kontraten mes burrit dhe vellezerve te irena gjokes qe citon nenet 801-825 te kodit civil kur asokohe kodi civil kishte vec 254 nene! Prokuroria e pergjithshme qe ka 15 muaj qe gjoja po heton per irenen ne greqi por nuk ka konkluduar. KLGJ qe e ka me ligj te vendose brenda 15 ditesh por luan kungulleshkash e thote qe duhet konfirmim nga prokuroria e pergjithshme nderkohe qe vendimi ka vule apostile nga gjykata e janines. Dhe prokuroria e pergjithshme qe pret qe ulsi manja te komunikoje por qe ata ia cojne gjykates se athines ne vend te janines

jamarbër malltezi irena gjoka

Sondazh

Poll